109-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Presidenti i Italisë: Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë mesazh urimi nga homologu i Italisë, Sergio Mattarella, ndërsa thekson se Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme, falë edhe rolit dinamik të komunitetit shqiptar në vendin tonë, si edhe atij italian në Shqipëri. Ai shtoi më tej se vendi fqinj është plotëisht sakord që si mike e Shqipërisë, t’i hapen negociatat kësaj të fudnit për të qenë pjesë e BE.

“Kremtimi i Ditës kushtuar Pavarësisë më jep mundësin t’ju përcjell Ju dhe të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj urimet më të përzemërta për një të ardhme të begatë për Republikën e Shqipërisë! Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme, falë edhe rolit dinamik të komunitetit shqiptar në vendin tonë, si edhe atij italian në Shqipëri. Italia ndan plotësisht aspiratën e ligjshme të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane dhe mbështet me bindje e vendosmëri çeljen pa hezitim të negociatave të anëtarësimit. Marrëdhëniet midis vendeve tona janë shumë të ngushta, edhe në nivel shumëpalësh si rrjedhojë e të qenit pjesë e Aleancës Atlantike dhe bashkëpunimit të nisur në funksion të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për dyvjeçarin 2022-2023. Me këtë frymë dhe me ndjenja miqësie të sinqertë, ju shpreh dhe njëherë urimet e mia më të përzemërta, Juve dhe popullit shqiptar me rastin e kësaj date të shënuar!”

%d bloggers like this: