Zhupa shuplakë ministres Kushi/ Video faktike, nxënësit në Vlorë zhvillojnë mësimin në lokal dasmash

Pas përplasjeve të sotme me ministren e arsimit, në Komisionin e Edukimit, Zëdhënësja e PD përmes publikimit të nje videoje ka denoncuar dhënien e mësimit në një lokal dasmash në qytetin e Vlorës, duke rrëzuar propagandën e qeverisë, e duke i faktuar Kushit akuzat që i bëri kjo e fundit në mbledhjen e së mërkurës. Ajo ka postuar një video nga një lokal në Babice të Vlorës ku shihen fëmijë që bëjnë mësim, ndërsa shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë së Edi Ramës. Zhupa thekson se mohimi i bërë prej ministres në komision, si dhe ulëritja e drejtuesit të seancës Petro Koçi, kanë si qëllim intimidimin e opozitës, pasi kryerja e mësimit në ambientet e një lokali dasmash është një fakt siç shihet dhe në video.

“Mësimi në lokal dasmash nuk është montazh. Është fytyra e qeverisë së Ramës me shkollat dhe arsimin në vend. Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opozitën! Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi ne komision kur unë ja solla si fakt. Nuk japin zgjidhje por ofrojnë genjeshtra!”, shkruan deputetja Zhupa në facebook.

 

 

%d bloggers like this: