Zgjedhjet në Kosovë/ Presidentja Osmani: Të dëshmojmë shpirtin demokratik, të respektohen masat antiCovid

Qytetarët në Kosovë i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. Presidentja, Vjosa Osmani përmes një postimii në “Facebook” thotë se shpreson se ditën e sotme votuesit të dëshmojnë shpirtin demokratik, nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë , duke i respektuar edhe masat kundër Covid-19.

“Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.I priftë e mbara Republikës sonë!”, skruan Osmani.

%d bloggers like this: