Zgjedhjet lokale në Kosovë, numërohen 99.8 % të votave/ Humb thellë VV, kryeson PDK

Janë shoqëruar me të papritura të mëdha zgjedhjet lokale në Kosovë, ku partia në pushtet e Albin Kurtit,  shënoi dështim  të thellë, duke mos arritur të fitojë asnjë komunë në fazën e parë të  procesit. Janë  21 komuna, në të cilat do të votohet në një tjetër raund për të përcaktuar drejtuesit vendor, ndërsa në 17 komuna ata janë përcaktuar që në raundin e parë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste. Lista Serbe mund të thuhet se ka rezultuar më e sukseshmja në këtë raund duke vulosur fitoren në  nëntë nga 10 komuna ku garoi. Listën e vazhdon Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik e në Han të Elezit. Ndërsa, në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka fituar në Pejë e Lipjan. Po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës. Në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë, mes  kandidatëve i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje. Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje. Në Fushë Kosovë, do të ketë përballë në balotazh mes VV-së Lutfi Hazirit I LDK. Balotazh mes LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh, ku do  të përballet Partinë Demokratike të Kosovës. LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës. Qëndron Kastrati kandidat  i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë. Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik.

%d bloggers like this: