Zgjedhjet e 30 qershorit/ Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e opozitës me 2 nëntor

Pas mbërritjes së opinioni të Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese rinis gjykimin për vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.  Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias, duke mos i dhënë përgjigje palëve që i cilësojnë si antikushtetuese zgjedhjet lokale, ku në gjysmën e bashkive pati vetëm një kandidat në fletën e votimit.Seanca plenare është vendosur të zhvillohet në datën 2 nëntor në orën 10:00.Komisioni i Venecias nuk ndryshoi qëndrim sa i takon ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Në opinionin final, , nënvizohet se Gjykata Kushtetuese nuk është përgjegjëse për të gjykuar ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore. Arsyeja e këtij konflikti ligjor në dyert e Kushtetueses ishte bojkoti i opozitës, e cila nuk mori pjesë në zgjedhje. Për Venecian, kjo s’është shkak për t’i konsideruar antikushtetuese.

 

%d bloggers like this: