Vjedhja të dhënave personale, shqetësuese për KE/ Habit Rama: Jam krenar për patronazhistët

Pas zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj edhe kreu i qeverisë Edi Rama ka lavdëruar punën e patronazhistëve, ku u vodhëndhe e u përdorën mijëra të dhëna personale të qytetarëve. Gjatë një konference me gazetarët Rama deklaroi se është krenar për patronazhistët, një ditë pasi progres-raportit i BE-së e cilësoi shqetësuese çështjen e rrjedhjes së të dhënave personale, kreu i qeverisë nuk ndryshoi qëndrim për rastin. I pyetur nga gazetarët për çështjen, Rama tha se për patronazhistët “jam dhe më krenar seç isha para zgjedhjeve se pa ta s’do ishim një makineri e pathyeshme, por do të ishim një foltore”.

Në argumentat e tij Rama bëri krahasim mes qytetarëve tanë dhe atyre të huaj, ndërsa habit duke shtuar se karta e identitetit e shtetasve shqiptarë, ndryshe nga ajo e qytetarëve në vendet e BE-së, nuk përmban të dhëna sensitive.

“Karta jonë është një kartë që s’ka brenda asnjë me një numër që s’do të thotë asgjë. Kartat kanë qenë në internet prej vitesh ato s’janë të vlefshme e s’kanë asnjë lloj peshe në punën e patronazhistëve. Ç’duhet numri i kartës?! Këto janë çështje që të hetohen deri në fund”, shtoi ai.

Kujtojmë që në progres-raport e KE të publikuar ditën e djeshme thuhet se “shqetësimet mbetën të lidhura me keqpërdorimin e burimeve publike ose funksioneve zyrtare, akuzat për blerjen e votave dhe rrjedhjen e të dhënave personale të ndjeshme, që zbulojnë preferencat politike të qytetarëve. Këto raste janë duke u hetuar”, por që deri më tani hatimi për këtë çështje është kthyer si ping-pong nga një institucion në tjetrin pa asnjë rezultat konkret.

%d bloggers like this: