Vettingu në politikë/ Basha: Në interes të gjithë shqiptarëve, politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një videoje të publikuar në rrejtin social facebook nga deklarata e djeshme, thekson edhe një herë se sa e rëndësishme është që përmes vettingut politik të bëhet pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni, në interesin e të gjithë shqiptarëve. Duke iu referuar së njëjtës çështje Basha shtoi se politika duhet të pastrohet nga llumi i tranzicionit dhe nga njerëz të cilët e kanë përdorur politikën për tu pasuruar.

“Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, thotë ndër të tjera Basha.

 

 

%d bloggers like this: