Vetëm të bashkuar fitojmë/ Berisha thirrje për pjesëmarrje demokratëve në “Foltoren e Korçës”

Pas prutjete madhështore që iu bë në qarkun e Kukësit, Foltorja e radhës e ish kryeministrit Sai Berisha me demokratët do të zhvillohet të premten në Korçë. Vetë figura historike e PD, lajmëroi në profilin zyrtar, ndërsa ftoi demokratët t’i bashkohen. “Diten e premte me daten 15 tetor ne ora 18:00 ne Kinema Milenium ne Korçe do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Korçes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan ish kryeministri Berisha krahas lajmërimit.

“Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukësit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shtuan ndër të tjera. Më parë Berisha ka zhvilluar takime edhe Fier, Tiranë, Vlorë dhe qytetin e Durrësit, Gjirokastër, Kukës ku dhe është mirëpritur me entuziamzëm nga qindra qytetarë. Kjo lëbizje erdhi pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të parjashtur Berishën nga grupi parlmentar i PD. Berisha e ka akuzuar Bashën si bashkëpunëtor i Ramës për shkatërrimin e PD.Ish-kryedemokrati ka nisur një tur takimesh me demokratët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e një referendumi që një parti më të fortë e të bashkuar. Kreu i PD Lulzim Basha nga ana tjeter është shprehur se partia që drejton niuk do të mbajë asnjë Kuvend apo referendum, për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane. Ai është shprehur i prerë, se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk ka kthim pas.

 

 

%d bloggers like this: