Vendet e varfëra pa vaksina/ OBSH paralajmëron: Pandemia do të zgjasë edhe gjatë vitit 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se pandemia e Covid do të vazhdojë edhe përgjatë viti 2022, pasi një pjesë e vendeve të varfëra nuk kanë arritur të vaksinojnë një pjesë të mirë të popullsisë, çka ka çuar në përhapjen e mëtejshme të virusit. Sipas të dhënave nga organizata ndërkombëtare mësohet se në Afrikë, një nga vendet më të varfëra dhe njëkohësisht më të goditura nga kriza e pandemisë, është arritur të vaksinohet më pak se 5% e popullsisë , krahasuar me 40%  në shumicën e kontinenteve të tjera.Nisur nga kjo, Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylëard u bëri thirrje vendeve të pasura që të heqin dorë nga porositë e vaksinave, në mënyrë që kompanitë farmaceutike të mund t’u japin përparësi vendeve me të ardhura më të ulëta, sidmos në një përiudhe si kjo ku gjithë bota po përballet me krizën globale energjitike. COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, synonte të dhuronte dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri tani ka dërguar 371 milionë doza. Në fillim të shtatorit grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra për vaksinimin popullsinë .

%d bloggers like this: