Veliu, drejtori që nxori policinë në ankand

Nga Avokat Detar Hysi

 

Largimi i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetti Ard Veliu, ishte një ikje e cila duhet të përballet me përgjegjësitë e mëdha për kostot e shkaktuara.
Veliu ishte një drejtor që nxorri ne akand burimet njerëzore të Policisë së Shtetit. Në një vend ku funksionon shteti i së drejtës, në një shtet që mbron liritë dhe të drejtat themelore te njeriut, fuknsionari i lartë Ardi Veliu duhet të kishe dalë me pranga në dorë nga ajo zyrë, si i pandehur. Duke mos menduar asnjëherë se ai meritonte një ceremoni largimi zyrtare. Dhe kjo ka mjaft arsye për të ndodhur.
Gjendur në atë detyrë si drejtues, ai së pari ka shpërdoruar detyrën me veprimet dhe mosveprimet e tij duke nxjerrë në akand burimet njerëzore, asete të Policisë së Shtetit. Këtë e ka bërë duke hequr, transferuar,promovuar në kundërshtim me ligjin, shumë e shumë oficerë policie në karrierën e tyre
Së dyti një shkel;je flagrante, një abuzim me detyrën dhe përdorje e saj është e famshmja e quajtur, Operacioni Forca e Ligjit, një dështim i tij dhe shpërdorim detyre. Një aksion që përfundoj pa asnjë produkt, ku me veprimet e tij, kjo njësi ekstraligjore e krijuar me VKM, u dërgoi formularë vetem subjekteve që ishin në minorancë fuqie pushteti apo organizatë kriminale. OFL nuk dërgoi asnjëherë formularë te 90 përqind e grupeve kriminale të dënuar me vendime të formës së prerë, po shihte mundësitë ëpr të bërë marrëveshje me to, për arsye aspak të ligjshme. Si një shtetas që konsumoj procedurë penale çdo ditë në punën dhe profesionin tim, kur shoh çdo natë emisione televizive që flasin për suksese të një njeriu që privatizoi Policinë e Shtetit, them me vete, se kjo shoqëri meritoka më shumë. Institucionet e hetimit kanë mundësi të investigojnë dhe të konsttaojnë se gjatë detyrës së ushtruar nga Veliu, janë kryer shumë abuzime e vepra penale, të cilat janë të pandeshkuara ende.

%d bloggers like this: