U shkarkua nga Basha/ Flamur Noka zëvendësohet nga Ferdinand Xhaferraj

Nënkryetari i PD, Durrës, Ferdinand Xhaferraj do të zëvendësojë deputetin Flamur Noka, i cili mbante postin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga  kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila njoftoi edhe votimin në fjalë. Noka u shkarkua dy ditë më parë nga kreu i selisë blu, Lulzim Basha, vendim i cili nuk u mirëprit as nga Noka, as nga një shumicë tjetër përfaqësuesish në PD.

%d bloggers like this: