U prit me daulle në Dibër/ Berisha: Nuk janë daulle dasme, por beteje. Rama, do përballesh me demokratët!

Ne takimin e rradhes me demokratet e Dibres, te cilet e priten me daulle e entuziazem, Sali Berisha tha se ato daulle nuk jane dasme, por beteje. Ai paralajmeroi Ramen se do te perballet me demokratet per gjithcka ka bere.

“I them Edi Ramës, që ato daulle nuk janë dasme, por beteje dhe vetëm beteje. Do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë,” tha Berisha, duke entuziazmuar sallën. “Ju kërkoj ndjesë që gjatë këtyre viteve nuk kam ngritur problemet me të cilat përballej PD-ja.  Në vitin 2017, duhej të vendosja të rikthehesha, që Rama të mos merrte një mandat siç e kemi sot,” tha Berisha.

Ai tha se vendimi në SHBA ndaj tij u mori pasi ai doli kundër ‘republikës së Sorosit’.

%d bloggers like this: