U pasqyrua edhe në raportin e OSBE/ Ambasadori Soreca: Presim hetimet për patronazhistët e shit-blerjen e votave

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca teksa foli mbi shqetësimet që ngriti progres-raporti i KE, ai u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, për të cilat opozita ka denoncuar vazhdimisht fakte që sipas saj vërtetojnë shit-blerjen e votave, shqetësim është ngritur edhe në raportin e ODIHR. Soreca u shpreh se janë duke pritur hetimet në lidhje me shqetësimet për blerjen e votave, apo edhe për publikimin e të dhënave personale. Probleme këto, që janë publikuar edhe në raportin e progresit të KE.

 “Në raport thuhet se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara dhe se administrata e re fitoi besimin e aktorëve, por ka shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike dhe funksioneve zyrtare, aludime për blerje votash dhe rrjedhja e të dhënave personale. Për këto ne presim se çfarë do të ndodhë me hetimet. Ndërkohë Shqipëria po përgatitet për bisedimet për negocim është thelbësore që Shqipëria duhet të ketë edhe stafet më të mira të mundshme institucional. Strukturat e bashkërendimit të BE duhet të artikulohen në mënyrë efikase”, u shpreh Soreca.

Soreca tha ndër të tjera se duhet përforcuar dialogu qeveri-shoqëri civile, liria e medias duhet të jetë parësore, si dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, kushte të nevojshme që Shqipëria duhet t’i plotësojë për t’u bërë pjesë e BE.

 

%d bloggers like this: