U godit disa herë me thikë/ Ndërron jetë deputeti konservator në Britaninë e Madhe

David Amess, një ligjvënës 69-vjeçar, britanik i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson u godit për vdekje më 15 tetor në një kishë nga një burrë i cili hyri në një takim me votuesit nga zona e tij elektorale. Policia njoftoi se ka arrestuar një burrë në Anglinë lindore në lidhje me incidentin. Ata thanë se konfiskuan një thikë dhe nuk po kërkonin ndonjë të dyshuar tjetër. “Ai u godit me thikë disa herë”, tha John Lamb, një këshilltar lokal i cili ishte i pranishëm në vendngjarje. Politikanët nga i gjithë spektri politik shprehën tronditje, ndërsa drejtuesi i Partisë së Punës Keir Starmer në Twitter tha se ishte “një lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës”. Amess, ka qenë ligjvënës që nga viti 1983.

%d bloggers like this: