Strasburgu dënon me 23 mijë euro Shqipërinë/ Vasili: Sistemi i Drejtësisë në kolaps, rrezikohen gjoba me dhjetëra milionë

Numri dy i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për çështjet Bara dhe Kola, ku shteti shqiptar gjobitet me 2300 euro vetëm në lidhje me vonesat e pajustifikuara për gjykimin e çështjeve, që sipas tij vërteton sesa në kolaps është sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

“Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg denon shtetin shqiptar me gjobe deri ne 2300 euro, vetem per vonesat e pajustifikuara ne gjykimin e çeshtjes. Llogaritni mbi 70 mije dosje, qe ndodhen aktualisht te bllokuara neper gjykata me vite te tera dhe qe nuk kane asnje shans qe te gjykohen edhe per shume kohe. Logaritni qe per nje ceshtje ka me shume se sa nje person te interesuar. Shqiperia rrezikon pas ketij vendimi, qe perben nje precedent, qe te paguaje dhjetra milion euro vetem per vonesat ne shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore, ne se keto vonesa do te shkojne te ankohen nga qytetaret ne Strasburg”.

Vasili thekson gjithashtu se kjo është një nga pasojat më të rënda të drejtësisë, e cila sipas tij nuk përmbush as standartet e duhura për të funksioninur,  pasi përballet edhe me mungesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

%d bloggers like this: