SPAK arreston ish-drejtorin e RTSH, zbulohen detaje/ Shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe bordi

Pas arrestimit të ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, për shpërdorim detyre, janë zbardhur të tjera detaje, nga Prokurorisë së Posaçme, e cila bën me dije se ky i fundit ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj., kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO ka shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte oferte 20 milionë më të lartë. Të dyja kompanitë kanë patur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Po ashtu sipas dosjes së SPAK, Thoma Gëllçi, ka bërë një shtesë në kontratën me kompaninë fituese TBS96 në shkelje të ligjit.

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi u arrestua mbrëmjen e të premtes për llogari të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me një tender në institucionin që ka drejtuar.

Në njoftimin e SPAK për mediat thuhet se Gëllçi është nën akuzë për abuzimet në blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro në Qershor të vitit 2018. Përveç Gëllçit, në pranga ranë edhe tre punonjësit e tjerë të Televizionit Publik.

Gëlliçi është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i  RTSH më 21 maj të këtij viti.Vendimi u bë i ditur nga vetë RTSH, e cila në një kronikë të përgatitur atëherë deklaroi se atij i kishte mbaruar mandati i qëndrimit në detyrë. Këshilli Drejtuesi i RTSH votoi me 8 vota pro shkarkimin e Gëllçit, ndërkohë që drejtimi i televizionit i ka kaluar zv.drejtorit Martin Leka.

 

%d bloggers like this: