Soreca për amandamentet e PD-së: Kjo është demokracia/ BE gati të bashkëpunojë me Berishën

Ambasadori i Bahkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca nga Korça, foli në lidhje me 3 amandamentet e dorëzuara në Kuvend nga PD, ndërsa theksoi se kjo është demokracia, ku palët diskutojnë midis tyre për nisma të ndryshme ligjore.

“Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet mbi ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit. Ne po ndjekim zhvillimet e brendshme në PD dhe theksoj se do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike”, tha Soreca.

Në një prononcim për mediat, Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast.

Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast. Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.”

%d bloggers like this: