Skandali i tunelit të Llogarasë/ PD kallëzon në SPAK ministren Balluku: Qeveria sezon pasurimi

Pikërisht në një kohë kur qeveria flet për krizë, taksat e shqiptarëve shpërdorohen. PD do të kallzojë në SPAK, Ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukin, për dhënien e tenderit korruptiv për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, që sipas selisë blu i është dhënë një kompanie turke që ka paraqitur ofertën me të vogël. Deputeti i PD, Helidon Bushati, tha se selia blu nuk do të mjaftohet veteëm me publikiminin e fakteve e skandaleve por do ta ndjekë çështjen ligjërisht.

“Ministria e Infrastrukturës, që është edhe ministria mbi të cilën bie edhe pesha e keqmenaxhimit dhe korrupsionit për situatën energjitike në vend, për të cilën do të merren 200 milionë euro borxh, që do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, ka shpallur fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një bashkim kompanish turke, e cili ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Pra, në garën midis “INTEKAR YAPI” dhe “ASL”që kërkoi ta ndërtojë tunelin për rreth 17 miliardë lekë ose 170 milion dollarë, dhe një tjetër bashkim operatorësh, përbërë nga kompania egjiptiane “Concord Engineering” dhe dy kompani shqiptare,  që kanë ofruar 12 milionë dollarë më pak për të njëjtën punë, në total 158 milion dollarë, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, zgjodhi ofertën më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve.

Sipas Bushati, kriza është për qytetarët, ndërsa për qeverinë është sezon pasurimi për të dhe klientët e saj.12 milionë dollarë  në vend që të shkojnë për shtresat në nevojë,  shpenzohen per orekset e një grushti të vogël njerëzish.

“Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë mbi shpinë korrupsionin e kësaj pakice, ndaj është detyra e drejtësisë t’i japë fund abuzimeve. Është detyra e drejtësisë t’i japë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve që varfërojnë qytetarët, për të pasuruar veten dhe klientët më të cilët ndajnë një pushtet të paligjshëm.”

Bushati theksoi se çdo kush që shpërdoron paratë e shqiptarëve duhet të përgjigjet para drejtësisë.

%d bloggers like this: