Shqipëria gafë të rëndë diplomatike, Qeveria “zhbën” njohjen e Kosovës/ Në VKM për marrëveshjen mes dy vendeve dhe BE, shmanget “Republika”

Qëllimshëm apo jo, qeveria shqiptare bën gafë të rëndë diplomatike, duke ju referuar emrit të shtetit tjetër shqiptar, thjeshtë Kosovë dhe jo Republika e Kosovës, emërtim që është i detyruar ta përdorë në rastin konkret. Bëhet fjalë për një prej vendimeve të KM, të datës 29 shtator 2021, për miratimin e marrëveshjes së financimit, midis Shqipërisë, Kosovës dhe Komisionit Europian.

Në faqen zyrtare të këshillit të ministrave të Shqipërisë  ku shfaqen vendimet e mbledhjes së datës 29 shtator të qeverisë “Rama”, thuhet: “Vendim për  miratimin në parim, të marrëveshjes së financimit ndërmjet republikës së shqipërisë, përfaqësuar nga këshilli i ministrave, kosovës, përfaqësuar nga ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar ipa 2, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020”

Gafa përsëritet edhe në vijim të VKM-së, kur në paragrafin “V E N D O S I, Kosovës i referohen sërish vetëm me emërtimin Kosovë, jo ”Republika e Kosovës’. BE eshte neutral ndaj statusit të Kosovës, për shkak të mosnjohjes nga 5 vende anëtare, por  ky emërtim është i papranueshëm për një shtet që e njeh Kosovën, për më tëpër Shqipëria. Ky emërtitm do të ishte i justifikuar në rast se vendimi do të ishte i qeveisë së BE, por jo i qeverisë shqiptare të Tiranës.

Kosova ndodhet ende në betejë për përmbylljen e njohjes ndërkombëtare, me pranimin si anëtare në OkB. Deri sot procesi i njohjeve ka mbetur  diku te pak me shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB.

Në njërën anë Shteti i Kosoves lufton për rritjen e njohjeve e në anën tjetër lufton Serbia për bllokimim e njohjeve të reja ose zhbërjen e at utre akzistuese. Të shumta janë lajmet kur shtete, institucione apo organizma  të huaja, në forma dhe mënyra të ndryshme mohojnë, ndryshojnë apo fshijnë prezencën e Kosovës. Një nga format më të përhapura, vec heqjes se vijave ndarëse në harta të publikuara, është edhe prezantimi, jo me emrin shtetëror, herë si krahinë, herë si provincë dhe herë si territor Kosovë.

Kjo në thelb fsheh ekzistencën e shtetit te Kosovës, që për të gjithë ata që e njohin, quhet Republika e Kosovës, por kur qeveria shqiptare rreshtohet në krahun e atyre që nuk e njohin, kjo është e rëndë po jo e papritur nga një qeveri që ka mbrojtur projektin serb të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

 

%d bloggers like this: