Shqipëria e papërgatitur/ Tabaku akuza qeverisë: Kapja e shtetit dhe cenimi i medias, faktorë për mosçeljen e negociatave

Teksa falenderoi Be për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit në PD, Jorida Tabaku akuzoi qeverisë si përgjegjëse për mosçeljen e negociatave. Sipas Tabaku, qeveria Rama nuk ka përmbushur detyrat për antarësim. Në fjalën e saj Tabaku theksoi se raporti progresit zbulon problemet e Shqipërisë përtej fasadës së krijuar nga qeveria. Jorida Tabaku renditi 9 tregues të përkeqësuar në raportin e fundit të progresit.

  1. Integrimi Europian nuk është ndër prioritetet e kësaj qeverie
  2. Shqetësime që lidhen me zgjedhjet dhe përdorimin e burimeve publike; dhe pandëshkueshmëria për krimet zgjedhore;
  3. Transparencë e ulët në aktivitetin e qeverie dhe kjo shoqëruar me kufizimin e lirisë se medias është problem real për Shqipërinë
  4. Lexova me shqetësim raportin e ËJP ku Shqipëria ka treguesit më të këqij në zbatim te ligjit nga 2015 dhe akoma nuk po shohim rezultate në drejtësinë e re.
  5. Ne ndërmorëm një reformë në drejtësi për të shmangur presionin mbi sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, por fatkeqësisht ende sot në raportet ndërkombëtare e gjejmë të përmendet.
  6. Korrupsioni, fatkeqësisht thotë raporti është i përhapur në të gjitha nivelet e jetës publike.
  7. Megjithëse opozita e madje edhe vetë personalisht kam dërguar dosje dhe raste të qarta korruptive në krijesën më të re të drejtësisë, SPAK, kemi vërejtur një heshtje deri në atrofizim të këtij institucioni për këto çështje që prekin temën e ditës edhe në BE; sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
  8. Megjithëse problemi i Pastrimit të Parave qe një ëndërr e keqe për Shqipërinë prej më së paku 6 vitesh jemi rikthyer edhe një herë në hartë e zezë të monitorimit;
  9. Pak vite pasi Gjykata Europiane e Auditit deklaroi se 1 në 3 tendera jepen pa garë mjedisi dhe realiteti nuk ka ndryshuar. Konkurrenca nuk është rritur, proceset vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe procedurat vazhdojnë të jenë sa për sy e faqe.

Në praninë edhe të ambasadorit të BE dhe përfaqësuesve të qeverisë, Jorida Tabaku vlerësoi si shumë shqetësues për vendin raportimet serioze ndërkombëtare se Shqipëria është në nivelin e kapjes së shtetit dhe se qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të privuar lirinë e mediave.

Tabaku i bëri thirrje maxhorancës në Parlament  të tregojë me vepra, jo me fjalë se qëndron për vlerat europiane.

“Vlera europiane për mua është dhe mosvjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve dhe që më tej ngriti një sistem patronazhimi në nivel kombëtar, që në raportin e ODIHR u fshikullua si një shkrirje e shtetit me partinë. Për çdo vend me një sens minimal demokracie, nuk do të ishim duke diskutuar për përdorimin e fondeve për të blerë votën sikundër raporti i OSBE-ODIHR raporton. Aq më tepër sot ku ne jemi dëshmitarë që për shumë më pak se kaq kryeministra janë dorëhequr.”- u shpreh Jorida Tabaku. “Kuvendi duhet dhe do të jetë një institucion që do të kërkojë llogari qeverisë dhe jo një zgjatim i saj.”– tha Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

 

%d bloggers like this: