Shpërthejnë dy bomba/ Sulmohet ambasada shqiptare në Beograd

Nga njëra anë serbët e dirigjuar sulmuan autoritetet ligjvënëse të shtetit të Kosovës në Mitrovicën e veriut, në Beorgrad sulmohej ambasada e Shqipërisë. Burime mediatike, brenda diplomacisë së Tiranës, kanë bërë të ditur se dy bomba janë hedhur dhe më pas kanë shpërthyer në objektin e ambasadës në Beograd. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40 të ditës së djeshme. Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz. Kujtojmë që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrja Ana Brnabiç, e quajtën politikë të çmendur aksionin e autoriteteve të Kosovës kundër mallrave antikontrabandë, që u zhvillua këtë mërkurë në disa komuna të vendit, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

%d bloggers like this: