Sherr te shkolla “Çajupi” në Tiranë/ Qëllohet me armë zjarri, 4 persona përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Raportohet se disa qytetarë janë përfshirë në një sherr duke u konfliktuar me sende të forta. Mësohet si si pasojë e sherrit katër persona kanë përfunduar të lënduar në spital. Po ashtu mësohet se njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër. Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dy persona. Po ashtu në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.

%d bloggers like this: