Rritja e çmimeve, Qeveria e Kosovës mbështet qytetarët/ 100 euro shtesë për të gjithë pensionistët

Qeveria e Kosovës  njoftuar se duke filluar nga java që vjen, do të paraqesë një paketë masash, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të zbusin efektet e krizës së rritjes së çmimeve. Pjesë e kësaj pakete, do të jetë shtesa e pensioneve, me 100 euro, fillimisht për muajin nëntor. Pas fjalës së kryeministrit Kurti në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë, masat lehtësuese i konfirmoi gjatë një komunikimi me mediat ministri i financave hekuran murati. Mbështetje të përkohshme për t’u përballur me rritjen e çmimeve do të kenë edhe familjet që trajtohen më ndihmë ekonomike.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo rritje me ritëm të shpejtë u ndikua nga kriza në tregjet botërore, e cila ndikoi edhe tek shtetet më të zhvilluara. Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë rritur deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor. Çmimet më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrnat ushqimore, ndërkaq 20 për qind te frutat dhe perimet.

 

%d bloggers like this: