Rriten shifrat e infektimeve, bien viktimat në Kosovë/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orë

Bilanci i të infektuarve në Kosovë ka njohur një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, pasi është shtuar nurmi i testimeve. Autoritetet shëndetësore njoftuan të martën se janë regjistruar 35 raste të reja me Covid, nga 2.193 mostra të dyshuara. Sipas raportit ditor për situatën epidemiologjike, gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë në mars të 2020-ës, është 2.972. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 79 persona ndërsa raste aktive janë 1.051. Deri të martën në Kosovë mbi 640.000 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

%d bloggers like this: