Rriten infektimet me Covid/ Ja sa raste të reja u regjistruan në Kosovë

Për të ditën dytë radhazi në shtetin tjetër shqiptar, Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë. Shifrat e të infektuarve kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se janë infektuar me virus 31 qytetarë, nga 2 mijë mostra të dyshuara. Mësohet se janë shëruar 150 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 924. Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej mbi 160,000 raste me koronavirus dhe 2,973 viktima. Deri të enjten, mbi 654,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

 

%d bloggers like this: