Rriten infektimet/ 5 humbje jete dhe 508 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Shifrat e të infektuave  me Covid  kanë pësuar një rritje të ndjeshme karahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë rezultuar pozitiv me virus 508 qytetarë, ndërsa janë shënuar edhe 5 humbje jete. Bëhet me dije se viktimat e fundit ishin të moshës  60- 78 vjeç. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.  Në 24 orët që lam pas, numrin më të lartë të infektimeve, e ka shënuar kryeqyteti, Tirana, me  240 raste, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, e nga më pak raste në bashkitë e tjera.

%d bloggers like this: