Rikonfirmon bashkëpunimin me patronazhisët/ Ahmetaj: Me ta do punojmë për të fituar mandatin e katërt

“Me patronazhistët do të fitojmë edhe mandatin e katërt”, kështu deklaroi të enjten nga foltorja e Kuvendit, Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke rikonfirmuar bashkëpunimin e PS më këta të fundit, sidhe skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarë gjatë fushatës elektorale të 25 prilit. Deklarata e Ahmetaj erdhi si kundërërgje ndaj akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili paralajmëroi përgjegjësi ligjore për patronazhistët.

“Vini këtu dhe përfaqësoni ato zemrat e zjarrta që nuk iu votuan, ato që iu sollën në opozitë për shkak të njëjtave arsye. Ato fjalë kur i nxjerr nga goja duhet t’i presësh mbrapsht. Fjalët janë jo dinjitoze, për askënd. Kërcënuat patronazhistët, t’i vini anash. Ata janë zemrat e zjarrta që votuan PS. Ne do të punojmë të gjitha instrumenteve që na lejon demokracia dhe patronazhistët për të fituar mandatin e katërt. Sa i përket krizës energjetike, nuk duhet të flisni. Edhe një koment për ju që merreni me ekonominë”.

Skandali me patronazhistët ndonëse u kritika nga ndërkombëtarët, hetimi I kësaj dosje është kthyer si një një ping-pong mes intitucioneve shqiptarë, ku së fundit SPAK ja kaloi në autorsi  Prokurorisë së Tiranës, duke faktuar se Drejtësia çalon në vend.

%d bloggers like this: