Rama mashtron TV gjerman/ Refuzuam paratë për kamp refugjatësh, por afganët u trajtuan njëjtë me të pastrehët e tërmetit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për Tv gjerman NTV, ndër të tjera ka folur për çështjet e strehimit të refugjatëve afganë në vendin tonë. Ai ka bërë të ditur se qeveria e tij i ka refuzuar fondet për ndërtimin e kampeve të strehimit për afganët, por kjo nuk e ka qenë pengesë për t’i akomoduar ata, siç thotë Rama, njëjtë si qytetarët shqiptarë që mbetën pa strehë pas tërmetit të 26 prillit 2019.

“Kampet e refugjatëve janë çnjerëzore. Mendoj se ato janë një nga arsyet pse komunitetet përreth trazohen, kur njerëzit i shohin refugjatët në afërsi të tyre të mblidhen nëpër kampe. Kur vijnë shumë njerëz, ndonjëherë duhen ndërtuar edhe kampe, por në rastin tone, ne morëm një vendim. Edhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët, refuzuam. Në këtë rast bëmë të njëjtën gjë që bëmë për njerëzit tanë, kur vendi ynë u godit nga tërmeti i tmerrshëm më 26 nëntor 2019.”

Teksa, dëgjon këtë deklaratë të kreut të qeverisë, natyrshëm thua, “ah sikur të pastrehët e tërmetit, të kishin  pasë fatin e refugjatëve afganë? Me këtë deklaratë, kryeministriu nuk i ka thënë të vërtetën TV gjerman, për të mos thënë e ka mashtruar. Që refugjatët u strehuan dhe akodmoduan në kushete më të mira të mundshme, ndodshta si një asnjë shtet me standar jetese edhe më lë lartë se Shqipëria, kjo është shumë e vërtetë, por që të jenë trajtuar në këtë mënyrë edhe të pastrehët e tërmetit, kjo është e pavërtetë që e dëshmon çdo ditë gjendja dhejetëra mijëarve banorëve që humbën banesat e tyre. Po ashtu nuk ka vend për krahasim mes afganëve dhe shqiptarëve kur flasim për fondet. Nëse qeveria e Ramës, refuzoi fondet për kampet e refugjatëve, dhe kjo nuk e pengoi atë t’i akomodonte në kushte që tejkalojnë standardet e mesatares së shqiptartëve, për të pastrehët e tërmetit,  fondet dhe donacionet u morën e përdorën, por  pjesa më e madhe e tyre ende  nuk kanë banesat e tyre të rikonstruktuara apo rindërtuara. Strehimi në hotele, javët e para pas tërmetit, më shumë se investim i qeverisë, ishte humanizëm dhe solidaritet mes shqiptarësh, pasi bizneset hapen dyert për të dëmtuarit. Vetëm pak javë para se të mbushim dy vite nga  tërmteti shkatërrimtarë, pjesa më e madhe atyre që iu dëmtuan banesat, jetojnë në ambiente më qera. Disave u kompensohet pjesërisht qeraja, e shumë të tjerëve jo. Afro dy vite pas tërmetit, ende nuk është pëmbyllur procesi i vlerësimit të dëmeve, çka shpjegon ndër të tjera edhe ngecjet në procesin e rindërtimit. Nga ana tjetër, në emër të rindërtimit është abuzuar, duke kryer shembje të pajustifikauara ndërtesash, deri në blloqe pallatesh, për t’u hapur rrugë ndërtimeve të kompanive kliente të pushtetit, sic ka ndodhur në disa lagje në kryeqytet. E nëse do të flasim për fshatrat, gjendja është  edhe më e rëndë, pasi shumë banorë ende jetojnë në çadra, ose shëptië e dëmtuara që përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre. Procesi i rikuperimit të pasojave materiale të tërmetit, ka rezultuar të jetë një ndër dështimet më të mëdha të qeverisë Rama, ndaj rezultatet e tij kurresi nuk mund të krahasohen me ato të pranimit të refugjatëve afganë, siç guxoi ta thotë kryeministrti, në intervistën  për Tv gjerman.

 

 

 

%d bloggers like this: