Rama bën kurban arsimin/ MF urdhër institucioneve arsimore të kthejnë fondet e dhëna: Do përdoren për shërbime prioritare të qeverisë

Në ndryshimet emergjente në buxhetin e shtetit 2021 që Edi Rama i bëri me akt normativ në thyerje të Ligjit Organik të Buxhetit,  ia shkurtoi fondet arsimit, por nuk u mjaft me kaq. Pasi shkaplli krizën energjitike në vend, duke alarmuar shqiptarët përr rritjen e çmimeve, qeveria i kërkon Drejtorive mësimore, t’u kthejë mbrapsh edhe ato pak fonde që ju kanë dhënë. Kështu përmes një emaili Kofudenciakl, Ministriia e Financave u kërkon të gjithë institucioneve të arsimit, kthimin pas të të gjithë fondeve të lira (të pagave), duke u lënë shkollave vetëm pagesat e mësuesve për 2 muajt e ardhshem, dhe pjesa e mbetur do t’i kthehet Ministrise. Sipas ministrisë, kjo po bëhet për “disa shërbime prioritare të qeverisë”.Njoftimi me email u ka shkuar të gjitha shkollave duke i pyetur se sa lekë kanë gjendje, ndersa u kërkon drejtoriveve arsimore pergjigje urvnente, E ndërkohë që shpenzimet e luksit të Qeverisë, qoftë edhe për mbrëmje gala, apo tendera disa miliona euroshe as nuk ndalen as nuk shtyhen në kohë, duket se Financat po mendojnë të grumbullojnë fondet nga institucionet arsimore, për të mbuluar deficitet. Kujtojmë që në aktin normative për buxhetin 2021, që është kthyer mbrapsh nga Presidenti në kuvend,  u bënë Ndryshimetemergjente në buxhetin e shtetit 2021, ku u shkurtuan fondet për shëndetësinë dhe arsimin dhe u rriten për Ministrinë e Infrastrukturës. Minsisreisë së shendetesise, iu shkurtuan fondet me 1 miliardë lekë ose 9 milionë euro. Sipas ndryshimeve të fundit fondet total për Ministrinë e Shëndetësisë arritën në 70.4 miliardë lekë nga 71.4 miliardë që ishin me ndryshimet në aktin normativ të majit 2021. Reduktimi i fondeve ishte më i fortë për Ministrinë e Arsimit. Ndryshimet e fundit e pakësuan buxhetin me 3.6 për qind, duke i çuar fondet totale për arsimin në 40.7 miliardë nga 42,2 miliardë lekë që ishin me ndryshimet e majit të këtij viti.Në të kundërt fondet për infrastrukturën pësuan rritje të fortë. Buxheti i ministrisë së infrastrukturës pësoi rritje me 14 për qind më ndryshimet e fundit, duke arritur 56.8 miliardë lekë nga 49.8 miliardë lekë që ishin në ndryshimet e fundit në muajin maj. Fondet për infrastrukturën në total u rriten me rreth 82 milionë euro, ndërsa fondet për arsimin deh shëndetësinë u shkurtuan me rreth 20 milionë euro. Kështu qeveria, jo vetëm nuk investon duke shtuar fondet në sektorë prioritarë, sic është arsimi, pormerr atyre edhe fondet bazë, që përshijnë pagat e arsimatrëve, për sistemin e ngrohjes energjisë, apo shpenzime të tjera. Me sa duket kjo do ta përkeqësoi edhe me tej, situatën e arsimit në vend

 

 

%d bloggers like this: