Qeveria fsheh vdekjet nga Covid/ Vasili: FMN e konfirmon, por SPAK i kapur nuk heton qëndrimin kriminal

Lëvizja Socialsite për Integrim përmes numrit dy të saj, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të raportit të FMN-së, ku thuhet se Shqipëria kishte vdekjet më të larta nga Covid në Europë, ndërsa akuzon qeverinë se ka kryer krim shtetëror duke fshehur humbjet e jetëve.  Përmes një postimi në profiling zyrtar Vasili ngre akuza edhe për SPAK, i cili sipas tij edhe pse ka faktet para, nuk vepron pasi është vënë nën shërbim të shtetit të kapur.

“Fondi Monetar Nderkombetar konfirmon perfundimisht qe Shqiperia kishte vdekjet me te larta ne Europe nga Covid. Kjo eshte situata e vertete tragjike dhe mijra familje kane humbur te dashurit e tyre. Qeveria jo vetem i fshehu vdekjet dhe i hidheroi dyfish shqiptaret, qe kane humbur familjaret e tyre, por kreu edhe nje krim te vertete shteteror. Te vertetat per Covid-in dhe qendrimin kriminal te qeverise se rilindjes kane marre dhenë brenda dhe jashte Shqiperise. SPAK-u per shkak te kapjes eshte vendosur ne pozicion shume te shemtuar dhe antiligj. SPAK-u ç’pret më per te filluar hetimin. Kaq i kapur eshte SPAK-u sa qe as vdekjet nuk e levizin nga vendi dhe jo më te luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin!”

Përveç Institutit shqiptar të statistikave, janë edhe institucionet më të njohura ndërkombëtare, si BB, Komisioni Europian, Eurostat së fundmi edhe  FMN që kanë konfirmuar se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e viteve 2015-2019.

%d bloggers like this: