Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpall dy zyrtarë rusë ‘Non-grata’

Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur ‘Non grata’ dy zyrtarë rusë, pasi aktiviteti i tyre ” ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”. Me një postim në Facebook, Osmani bën të ditur se ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, ndërsa sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm.

%d bloggers like this: