Përmbytjet në Indi/ Humbin jetën mbi 100 persona, shktërrohen dhjetëra shtëpi

India po përballet me ditë tragjike për shkak të përmbytjeve katastrofike. Ujërat që vërshojnë fuqishëm në rrugë dhe rrëshqitjet masive të dherave kanë marrë të paktën 100 jetë njerëzish.

Dhjetëra banesa janë përpirë nga toka në Indi dhe Nepal. Një shtëpi me 5 anëtarë të një familjeje u varros nën tokë, në Uttarakhand. Mbi 100 turistë u bllokuan në një zonë turistike pasi lumi doli nga shtrati. Digat e lumenjve po i afroheshin shenjës së rrezikut kur autoritetet evakuuan mijëra njerëz drejt vendeve më të sigurta.

Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa reshjet e dendura të shiut vazhdojnë pa pushim. Departamenti Meteorologjik Indian zgjati gjendjen e alarmit deri në fundjavë. Shkollat janë mbyllur dhe është ndërprerë çdo aktivitet fetar e kulturor. Shteti aziatik është përballur shpesh me përmbytje vdekjeprurëse. Në 2018, rreth 500 njerëz ndërruan jetë në përmbytjet me të rënda të shekullit.

%d bloggers like this: