Për një PD më të bashkuar/ Berisha thirrje për pjesëmarrje demokratëve në “Foltoren e Kukësit”

Foltorja e radhës e ish kryeministrit Sai Berisha me demokratët do të zhvillohet të martën në Kukës. Vetë figura historike e PD, lajmëroi në profilin zyrtar se takimi do të mbahet në sallën e Pallatin e Kulturës, ndërsa ftoi demokratët t’i bashkohen.

“Ditën e Martë, me datën 13 tetor, në ora 17:30 në Pallatin e Kulturës do mbahet ‘Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, me të fortë, më të hapur’”, shkruan ish kryeministri Berisha krahas lajmërimit.

“Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukësit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shtuan ndër të tjera. Më parë Berisha ka zhvilluar takime edhe Fier, Tiranë, Vlorë dhe qytetin e Durrësit, Gjirokastër ku dhe është mirëpritur me entuziamzëm nga qindra qytetarë. Kjo lëbizje erdhi pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të parjashtur Berishën nga grupi parlmentar i PD. Berisha e ka akuzuar Bashën si bashkëpunëtor i Ramës për shkatërrimin e PD.Ish-kryedemokrati ka nisur një tur takimesh me demokratët e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e një referendumi që një parti më të fortë e të bashkuar. Kreu i PD Lulzim Basha nga ana tjeter është shprehur se partia që drejton niuk do të mbajë asnjë Kuvend apo referendum, për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane. Ai është shprehur i prerë, se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk ka kthim pas.

 

 

 

%d bloggers like this: