PD depoziton në Kuvend 3 amendamentet për ndryshimet kushtetuese/ Basha: Kemi propozuar bashki urbane e rurale

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka depozituar të mërkurën në Kuvend amendamentet e tyre për ndryshimet kushtetuese që lidhjen me tre çështje, reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingun në politikë. Kryedemokrati Lulzim Basha bëri me dije se  PD ka propozuar bashki rurale dhe urbane, ndërsa theksoi se propozimet synojnë që pushteti vendor të jetë sa më afër qytetarëve.

“PD ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritet për të nxjerrë shqiptarët nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produktet i keqqeverisjes. Ashtu sic ju kam informuar, këto çështje kryesore kanë të bëjnë me reformën zgjedhore përfshirë gjithë aspektet e saj, që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë më një arenë për lukunitë për krimin e organizuar dhe shtetit për të trysnuar shqiptarët dhe as një fushë veprimi për patronazhistët e PS që bashkë me kreun e tyre i pret belaja dhe për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Amendamentet kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme, që kaluan pa vullnetin e opozitës dhe depozitimin e komisionit zgjedhor që puna të nisë një orë e më parë. Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë Shqiptarët, reforma territoriale që i hoqi Shqipërisë 25 vite progres në vendosjen e decentralizimit të pushtetit lokal. Propozimi ynë është i qartë. Në kushtetutë ka një nen ku komunat akoma ekzistojnë. Ka një vullnet që unë e kam prekur në cdo tur në Shqipëri, për të patur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të paktë janë ata që mendojnë se duhet të kthehemi te treqind e shtatëdhjetë e ca komuna, por të shumtë janë ata që mendojnë se jo vetëm kanë asgjësuar çdo shërbim, por kjo ndarje nuk i përgjigjet kërkesës me elementare për përfaqësim. Por i çon për shërbimin më të vogël dhjetëra qindra kilometra larg.

Ne kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urbane dhe bashki rurale. Pak rëndësi nëse do të qahen komuna apo bashki rurale, kjo janë çështje teknike. Rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve”, tha Lulzim Basha.

%d bloggers like this: