Opozita përplaset me maxhorancën në Kuvend/ PD kundër minutazhit: Po tentohet të na mbyllet goja

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur edhe këtë të enjte mes përfaqësueve të opozitës dhe maxhorancën në lidhje me kohën në dispozicion për ta, që të diskutojnë projektligjet. Nënkryetari i PD-së, Alfred Rushaj tekasa kundështoi këtë vendimin, ai theksoi se po shkelet rregullorja nga maxhoranca. I së njëjtës linjë ishte edhe qëndrimi i deputetit Gazmend Bardhi, i cili pohoi se kryetarja e Kuvendit po i heq të drejtën e fjalës opozitës, pasi sipas tij nuk është koga ajo që ndikon në infektimin mes pjesëmarrësve, por sipas tij kjo po bëhet që t’u mbyllet goja deputetëve të selisë blu.

“Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!”, tha Bardhi.

Nikolla:
 Është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.

Bardhi: Kush ju ka thënë ju kryetare se po të flasin deputetët e opozitës të zë covid-i?! Dhe të jesh mbi 20 mijë veta në stadium nuk të zë virusi.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, iu drejtua kryetares së Kuvendit, duke i thënë se nuk është në atë post si zëdhënësja e mazhorancës, por duhet të vendosë rregulla. Edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka kërkuar që deputetët të flasin me kohë të plotë, duke e quajtur paturpësi këtë vendim.

%d bloggers like this: