Një humbje dhe 29 raste të reja/ Vaksinohet plotësisht 36% e popullsisë në Kosovë

Situata epidemiologjike e koronavirusit në Kosovë mbetet thuajse  e pandryshueshme krahasur me një ditë më parë. Nga 2 mijë mostra të dyshuara vetëm 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covi-19. Po ashtu bëhet me dije se të markurën ka humbur jetën 1 person, ndërsa janë shënuar edhe 36 të shëruar. Aktualisht numri i rasteve aktive ka arritur në 1.043. Deri më 13 tetor  është vaksinuar plotësisht 36 për qind e popullsisë. Mbi 640. 000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave të certifikuara nga EMA dhe FDA.

%d bloggers like this: