Nga Vettingu i politikanëve te zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese/ Basha prezanton 3 amendamentet që do të dorëzohen në Kuvend

Kryedemokrati Lulzim Basha bëri me dije se PD ka vendosur të dorëzojë në Kuvend 3 amendamente për ndryshime kushtetuese. Përmes një deklarate nga selia blu Basha theksoi që do dorëzohet zhbërja e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit, vettingun në politikë dhe një amendament për reformën territoriale.  Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Grupi i PD ka vendosur që ditën e mërkurë të dorëzojë në Kuvend amendamentet përkatëse, si dhe të kërkojë që politikanët t’i nënshtrohen një procesi vetingu. Kreu demokrat përcaktoi si prioritet edhe reformën territoriale, për të cilën tha se do të depozitohet në Kuvend drafti me propozimet përkatëse. “Komisioni i Venecias ka shtruar rrugën lidhur me vettingun e politikanëve. Ne kemi hartuar amendamentet në përputhje me rekomandimet apo opinionet e Venecias”, tha Basha.

%d bloggers like this: