Meta takon Përfaqësuesen e OSBE për Lirinë e Medias: Të mos cënohet puna e gazetarëve prej askujt me pushtet

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar të hënën një takim me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Teresa Ribeiro. Teksa e cilësuar median e lirë si një nga shtyllat parësore të demokracisë, Meta shtoi se “Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.”

Kreu i shteit bëri me dije se ka  falenderuar Ribeiron për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri. “Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.’, përfundon mesazhin e tij Meta.

%d bloggers like this: