Mazhoranca bojkoton mbledhjet/ Basha: Hetimi i zgjedhjeve i domosdoshëm, Rama përdori shtetin për interesa personale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të Shtunë se, mazhoranca po saboton tre komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Por, Basha paralajmëroi se opozita do ti shkojë deri në fund betejave.

“Siç e keni parë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare”, deklaroi Basha në një konferencë për gazetarët.

“Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.  E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale. Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i ‘mbuluar nga konfidencialiteti’ dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë… Po thotë ‘afera e Bektit nuk hetohet dot se është konfidecinale dhe s’mund ta hetoni se po ta hetoni do dalë ai, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaci”, tha Basha.

Duke iu referuar rastit “Bechetti”, kreu i PD tha se Rama përdori shtetin në një luftë personale që kushton 120 milionë euro. Sipas Bashës, vendimi i Arbitrazhit për rastin “Bechetti” është publik, nuk përbën sekret dhe nuk asnjë arsye pse mos të ngrihet komisioni hetimor.

%d bloggers like this: