Kulmon kriza ekonomike, Qeveria 15 mln € armatime e municione në vetëm një vit/ Projekti i tretë më i financuar nga buxheti për 2021

Nën përjetimin e një prej krizave më të rënda ekonomike të 30 viteve të fundit, qeveria shqiptare kishte luksin, që në vetëm një vit buxhetor, të shpenzojë për armë e municione, 15 milionë euro,  projekti i tretë më i financuar për vitin 2021. Natyrshëm projekti që hëngri më shumë nga arka e shtetit për këtë vit, është rindërtimi me 4,4 miliardë lekë ose 36 milionë euro të lëvruara. Nëse shpenzoi për armatim19 milionë euro në vit, qeveria ka dhënë subvencione në bujqësi, shumë më pak, 12,5 milionë euro. Projekti i dytë më i financuar ishte “identifikimi elektronik i zgjedhjeve” me 2,3 miliardë lekë (19 mln euro), si rrjedhojë e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në muaji prill. Projekti i pestë më i financuar në këtë 8-mujor ishte koncesioni për ndërtimin e rrugës së Arbrit me vlerë 1,2 miliardë lekë (10 mln eruo).

Teksa qeveria shqiptare shpalli situatën e emergjencës buxhetore për të përshtatur shpenzimet për përballimin e pasojave të pandemisë, një pjesë të madhe të fondeve i ka çuar në projekte investime dhe koncesione PPP, produktiviteti i të cilave mbetet i diskutueshëm. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi rishikoi ecurinë e ekonomisë së Shqipërisë e këshilloi qeverinë shqiptare që të rrisë transparencën e shpenzimeve publike, ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. FMN këshilloi që mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Qeveria e Shqipërisë programoi në buxhetin e vitit 2021 një fond rekord investimesh mbi 1 miliardë euro, i cili pati ecuri shumë të dobët deri në fund të gushtit.

 

%d bloggers like this: