Kriza energjitike, reagon Basha: Rama përdorë fatkeqësitë për t’u pasuruar/ Ja si mund t’i bëjmë ballë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria do të përballet me një rritje të madhe të çmimit të energjisë dhe hidrokarbureve. Ai deklaroi se shqiptarët e dinë shumë mirë se përballë kësaj të keqeje ata do të përballen të vetëm, pasi qeveria e Ramës do i braktisë njësoj siç ndodhi me tërmetin apo pandeminë. Basha gjithashtu theksoi se mënyra për tu përballur me krizën që na pret përballë është heqja e taksës Rama për hidrokarburet, subvencionim për çmimin e energjisë për shqiptarët, më shumë para për shtresa në nevojë.

Vërtetë bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në Europë. Në ato vende ku ka rritje të diktuar qevertë e ndërgjegjëshme ju vijnë në ndihmë qytetarëve. Por në shqipëri kjo nuk mund të ndodhë, pasi kshu ndodhi me tërmetin kështu ndodhi me pandeminë. Fondet e rindërtitmit u përdorën për të majmur njerëzit e Edi Ramës. mënyra për tu përballur me krizën që na pret përballë ëhstë heqja e taksës Rama për hidrokarburet, subvencionim për çmimin e energjisë për shqiptarët, më shumë para për shtresa në nevojë’, deklaroi Basha.

%d bloggers like this: