Kriza energjitike pasojë e kurrupsionit/ Basha nesër padi në SPAK: Keqmenaxhimin s’duhet ta paguajnë qytetarët

Nga foltorja e Kuvendit në seancën e së enjtes, kreu i PD Lulzim Basha foli për abuzimin, korrupsiomim dhe keqmenaxhimin e qeverisë në sektorin e energjisë, duke theksuar se faktorin që nxitën krizën janë të brendshëm, jo të  importuar nga jashtë siç pretendon Edi Rama. Sipas Bashës, borxhi publik prej 200 mln eurosh do të shkojë për bandën më të madhe të patronazhistëve, siç e cilësoi ai OSHEE, jo për qytetarët.

“Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhembi, te paratë që mungonin.Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe pagujanë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë.”

Basha tha se PD  do të depozitojë të premten në SPAK kallëzim penal për energjinë.  Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre, the kreu i demokratëve.

“Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përodrën politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar  një pushtet të paligjshëm.Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së cmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me palnifikim.”

Sipas Bashës, një borxh publik jashtë kontrollit, ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit. “Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim.Sepse përvec borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë, një cmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël.”

“Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët”, tha Basha ndërsa akuzoi qeverinë se vetëm  midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar një dëm ekonomik prej më shumë se 40 milionë euro.

“Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse?3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro.”

 

 

 

%d bloggers like this: