Kriza energjitike/ Deputeti i PD: Pasojë e tenderave korruptivë në OSHEE, qeveria asnjë ivestim

Sekretari i Grupit Parlamentar, Arbi Agalliu, shprehet se kriza me energjinë erdhi si pasojë e tenderave korruptivë në OSHEE. Në një deklaratë nga selia blu, ai shprehet se qeveria ia faturon krizën energjitike tregjeve ndërkombëtare, por në fakt sipas demokratit, kjo është një krizë korrupsioni. Sipas Agalliut, kjo i ka themelet në abuzimin me tenderat me miliona euro të kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE. Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor. Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh. Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar. Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme”, tha Agalliu.

%d bloggers like this: