Kriza energjetike/ Rama jep 200 milionë euro për OSHEE-në, konfirmon korrupsionin dhe abuzimin në ndërmarrje

Në një reaagim mbi krizën energjitike, pë të cilën kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë alarmin duke e krahasur me pandeminë e tërmetin, deputeti i PD, Helidon Bushati, thotë se në vertet kemi të bëjmë me një krizë të pastër korrupsioni.  Bushati theksoi se fondi që qeveria ka bërë gati për OSHEE-në prej 200 milionë euro, nuk dihet se sa do të ndikojë për të përballuar situatën, por konfirmon abuzimin e madh që ka ndodhur me këtë ndërmarrje. Sipas tij OSHEE mban rekord për numrin e lartë të tenderave dhe prokurimeve me flamur të kuq, që do të thotë në shkelje të ligjit. Me një ofertues të vetëm, ose duke favorizuar miqtë dhe oligarkët.

“OSHEE ka qënë gjithë këto vite barku i madh ku janë futur gjithë rropullitë e rilindjes dhe ka qënë banka bujare e të mirave për klientët e për interesat elektorale. Ndaj mungesa e transparencës për këtë institucion është e frikshme. Në kushte të tjera, me administrim korrekt dhe me llogaridhënie, OSHEE do të duhej t’i kishte vetë paratë për të përballuar krizën.”

Bushati shton me tej se Duke u trajtuar si miniera e pasurimit për disa, jemi sot ende në kushtet e humbjes së madhe në rrjet, krejt në të kundërt nga sa propagandon qeveria dhe kryeministri, ndaj  Ardian Çela dihet të japë llogari.

“Drejtuesi i OSHEE do të japë një ditë llogari para ligjit për dëmet e mëdha që i ka shkaktuar vendit. Por, me Edi Ramën ai ka mbrojtje dhe imunitet politik, duke qënë se është caktuar si komisar i rilindjes për qarkun e Durrësit.”

Sipas Selise blu, çdo qytetar që do të vuajë rritjen e çmimit të energjisë, dhe gjithë pasojat e tjera të rënda prej kësaj, duhet ta kenë në mendje se kjo ndodh ngaqë paratë e shqiptarëve janë ndarë si plaçkë nga bosi i OSHEE dhe kapoja i tij.

 

%d bloggers like this: