Kriza dhe rritja e çmimeve, Edi Rama blen për makinat e oligarkëve 8 mln USD karburant

Çmimi i karburanteve ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa 1 litër naftë apo benzinë po shkon 200 lekë. Nëse deri para pak javësh çmimi ka qenë 150 apo 160 lekë, këto javë litri është rritur dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo kurbë do të vazhdojë. E ndërsa flitet për plane dhe Kryeministri përbetohet se do të bëjë ç´është e mundur për të mbrojtur konsumatorët familjarë, shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël, nga rritja zinxhir e çmimeve, pyetja që lind është nëse nga ana e Qeverisë do të ketë një kursim apo jo?

Të gjithë ministrat, përfshi edhe Kryeministrin kanë në përdorim makina luksoze, nga ato me motorë të mëdhenj, që harxhojnë edhe më shumë karburant. Dhe pyetja që lind në një situatë kur vetë Kryeministri foli për krizën është: a do vijojnë ti përdorin mjetet luksoze të qarkullimit?

Në fakt, eksponentë të qeverisë kanë dalë ditët e fundit dhe kanë bërë rolin e papagallit. Kësaj herë duke mbrojtur oligarkët e naftës. Ose më saktë, “padronët” e tyre, që i komandojnë. Rritja e çmimit favorizon direkt këta oligarkë, të cilët e kanë të garantuar fitimin. Por, edhe shtetarët, që do të vijojnë të lëvizin lirisht. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara po bën gati të zhvillojë një super tender. Dhe duket ironike, kur çdo ditë dëgjon Qeverinë në grup të flasë për krizë, dhe në anën tjetër akordohen miliona euro për blerje karburanti.

Agjencia, e cila është në varësi direkte të Kryeministrit ka akorduar plot 748.227.139 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 8 milionë USD, për të blerë karburant.

Do të zhvillojë 5 tendera të ndryshëm në dhjetor 2021 për të blerë gaz butan, benzinë, benzinë pa plumb dhe naftë. Procedura e këtij tenderi është “e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar”. Pra, një super tender!

Por, me këto rritje të çmimeve të ushqimeve, karburantit dhe energjisë, a ia vlen ky tender? Agjencia duhet të bëjë transparencë për karburantin. Natyrisht duhet të ketë disa prioritete siç është furnizimi me karburant i spitaleve, kaldajeve të spitaleve e shkollave (ato që janë me karburant), i urgjencës mjekësore, zjarrfikësve apo Policisë së Shtetit. Por, jo i makinave qeveritare dhe eskortave të tyre.

Me këto rritje çmimesh, a mos ishte e rrugës që ministrat, drejtorët, përgjegjësit, shefat e sektorëve apo qindra mijëra shtetarë të tjerë, të shkojnë në punë me makina private, apo edhe me biçikletë?

Ka plot shembuj në Botë kur ministra e Kryeministra përdorin shërbimin publik të transportit, gjë që edhe në Shqipëri mund të ndodhë, të paktën për ato që Edi Rama i caktoi si muajt e krizës. Ky veprim është më i lehtë sesa ajo që Kryeministri rri natën pa gjumë dhe mendon për popullin./ boldnews

%d bloggers like this: