Koncesionarët nuk ngopen/ Zoto e Mërtiri të inceneratorëve, marrin qindra milionë € nga buxheti i shtetit por nuk paguajnë as taksat

Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, klientet e favorizuar të Edi Ramës, sfidojnë shtetin duke mos paguar  taksat. Enti Rregullator i Energjisë ka nisur pak javë më parë procedurat për heqjen e licencës së tregtimit të gazit të kompanisë ‘C.G.C’, për shkak të mospagimit të atyre që quhen ‘pagesa të rregullimit’, një prej tarifave kryesore për vijimin e aktivitetit tregtar në fushën e hidrokarbureve.

Kjo është hera e dytë brenda një viti kalendarik që Enti i Energjisë, i njohur edhe si ERRE, nis procedurat penalizuese për kompaninë në pronësi të Klodian Zotos dhe me administrator Mirel Mërtirin. Në dhjetor 2020, ERRE njoftoi vendimin për fillimin e procedurës për heqjen e licences së kompanise ‘C.G.C’ shpk në maj të vitit 2017.Shkak për nisjen e kësaj procedure ishte fakti që shoqëria ‘C.G.C’, në pronësi të ‘Integrated Technology Service’ të Klodian Zotos, nuk kishte kryer pagesat, pavarësisht se ishte njoftuar zyrtarisht nga Enti Rregullator i Energjisë.Rreth një muaj më pas, në janar 2021, ERRE vendosi të përfundojë procedurën për heqjen e licencës, pasi ‘CGC’ shpk i kishte paguar detyrimet.Por, kjo situatë u përsërit sërish dhe, në shtator 2021, ERRE konstaton sërish se ‘CGC’ e Zotos dhe Mërtirit sërish nuk kanë paguar detyrimet vjetore.Enti i Energjisë, në vendimin për nisjen e procedurës së heqjes së licencës së tregtimit të gazit, i cili mban datën 10 shtator 2021, thotë se kompania e Zotos është njoftuar për detyrimet e papaguara.Tashmë, ‘CGC’ shpk ka 30 ditë afat për t’u përgjigjur, lidhur me procedurat për heqjen e licencës. Shoqëria ‘CGC’ përfshin brenda saj të gjithë emrat që konsiderohen si pjesë e ‘klanit të inceneratorëve’.Shoqëria ‘CGC’ është regjistruar në vitin 2013, në pronësi të Stela Gugallja, pronare e kompanisë ‘Albtek Energy’, e cila ka fituar kontratën publike për inceneratorin e Elbasanit.Administrator i parë i saj ishte Loran Dusha, i cili tashmë është administrator në kompaninë ‘Integrated Technology Ëaste Treatment-Fier’, që ka fituar kontratën koncensionare të landfillit dhe inceneratorit të Fierit.Në vitin 2017, administrator i kompanisë emërohet Mirel Mërtiri. Në vitin 2018, kompania blihet nga Ilir Dedja, një personazh jo shumë i njohur publikisht, por që emri i tij rezultoi si i përfshirë në një skandal 60 milionë dollarësh në Zimbabven e largët.Nëpërmjet dy transaksioneve të kryera në vitin 2019 dhe 2021, Ilir Dedja i shet të gjithë aksionet e kompanisë ‘CGC’ shpk tek ‘Integrated Technology Service’ e Klodian Zotos.

%d bloggers like this: