Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell humb betejën me Covid

Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit gjatë presidencës së George Ë. Bush, humbi jetën në moshën 84-vjecare, në përballje me Covid-19. “Ne kemi humbur një bashkëshort, baba dhe gjysh të mrekullueshëm e të dashur dhe një amerikan të madh”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga familja e tij. Powell ishte i pari afrikano-amerikan që mbajti postin e Shefit të Shtabit  të Përgjithshëm, para se të bëhej kryediplomat nën presidencën republikane të George W. Bush. Powell ishte një ushtarak profesionist i shquar, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam për t’u bërë këshilltari i parë i sigurisë kombëtare me ngjyrë gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan. Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një pretendent kryesor për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA. “Unë mendoj se kjo i tregon botës se çfarë është e mundur në këtë vend”, tha Poëell për nominimin e tij. “Kjo i tregon botës ndiqni modelin tonë, dhe gjatë një periudhe kohore që nga fillimi ynë, nëse besoni në vlerat që mbrojnë”, theksoi ai. Colin Powell, në cilësinë e Sekretarit amerikan të Shtetit, vizitoi  Shqipëro0në në vtitjn 2003, ku presidenti i asaj kohe  Alfred Moisiu i akordoi medaljen “Gjergj Kastrioti – Skërnderbeu”.

 

%d bloggers like this: