Gjermania pas zgjedhjeve/ Negociatat mes partive fituese, përqendim tek ekonomia, thithja e punëtorëve të kualifikuar dhe migrantët

Qeveria e ardhshme në Gjermani do të jetë proevropiane dhe mesazh i rëndësishëm për vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Bruksel, pas një takimi me homologun e saj belg, Alexander De Croo.
“Kjo qeveri e ardhshme e di se çfarë do të thotë Evropë, për paqen dhe lirinë”, i tha ajo shtypit në kryeqytetin e BE.
Deklarata e Merkel vjen pas shpalljes së një marrëveshjeje paraprake për koalicionin e ardhshëm qeverisës të Gjermanisë dhe ndërsa BE-ja përballet me tensione të forta, veçanërisht për respektimin e shtetit të së drejtës nga ana e Polonisë dhe Hungarisë. Për konsultimet për qeverinë e re gjermane, pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në publik kanë depërtuar pak lajme. Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së vendosën që të jenë të kursyer në informacionet për ecurinë e konsultimeve. Me këtë u synua të mos përsëritej përvoja e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, kur publikimi i rezultateve të ndërmjetme të konsultimeve i dëmtoi negociatat.
Kandidati socialdemokrat për kancelar, Olaf Scholz tha se ishte rënë dakord për konceptin më të madh të modernizimit industrial në 100 vitet e fundit.Kryetarja e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock tha se çështjet e mëdha në funksion të modernizimit do të trajtohen me guxim. Ndërsa kryetari i liberalëve të FDP, Christian Lindner tha se ishte rënë dakord për piketa orientuese që mundësojnë financa të qëndrueshme. Dokumenti që përmbledh konsultimet e përbashkëta, Elton Meta se “nuk do të futen taksa të reja substanciale, ndërsa taksat për të ardhurat, ose TVSH nuk do të rriten”.
Në negociata do të diskutohet edhe zhdërvjelltësimi i ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar. “Ne duam të fusim edhe një sistem pikësh si shtyllë të dytë për të fituar fuqi punëtore të kualifikuar”, shkruhet në dokument.
Pritet që të Gjelbrit ta miratojnë nisjen e negociatave në një kongres në këtë fundjavë. Nisjen e negociatave liberalët e FDP-së pritet ta miratojnë në kryesinë e partisë dhe në grupin parlamentar.

%d bloggers like this: