Gazetarët të pranishëm në Kuvend/ Kreu i Grupit të PD kërkon heqjen e kufizimit për kohëzgjatjen e seancës

Gazetarët do të jenë të pranishëm në sencat plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Vendimi u mor të martën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila vendosi lejimin e pranisë së gazetarëve në sallën e Kuvendit duke nisur nga dita e enjte. Ka kaluar më shumë se një vit që kur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Alfred Rushaj kërkoi gjithashtu heqjen e kufizimit të kohëzgjatjes së seancës. Kujtojmë që sipas rregullores një seance normale parlamentare zgjat 5 orë.

%d bloggers like this: