FMN udhëzime qeverisë/ Rritja e çmimeve, sfidë e fortë për ekonominë, duhet përmirësim i politikave fiskale e mbrojtje të të varfërve

Kriza energjtike dhe efektet zinxhir të saj në ekonomi,  shihet me shqetësim nga Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun. Në konferencën për mediet ku nxorri në pah sfidat e ekonomisë së vendit tonë, Sun tha se rritja e çmimeve ku preket edhe energjia elektrike, paraqet rrezikshmëri të lartë. “Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirëvendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa.”

Në fjalën e saj Yan Sun u shpreh gjithashtu se duhet të rritet transparenca në shpenzimet publike në Shqipëri si dhe të monitorohen dhe të menaxhohen më mirë PPP-të.ashtu Yan Sun tha se nevojiten paketa fiskale dhes se duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. “Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet publike. Shohim që nevoja është për investime ambicioze duhet të moderohet. Të orientohet drejt atyre personave që kanë më shumë nevojë. Forcimi i buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid. Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë. Mbështetur në gjetjet paraprake të FMN, do të paraqesim raportin tonë”

Shefja e FMN-së paralajmëroi qeverinë se ndryshimet që lidhen me hartimin e zbatimin e ligjit organik të buxhetit duhet të bëhen vetëm përmes procedurave normale parlamentare dhe përdorimi i akteve normative për të ndryshuar buxhetin brenda vitit përveç rrethanave emergjente duhet të ndërpriret“.“Tani është koha për të miratuar një plan të besueshëm të rregullimit fiskal afatmesëm, mbështetur nga një Strategji e shëndoshë e të Ardhurave që duhet të ndërmerren në periudhën afatmesme. Ajo që nevojitet qe kjo strategji të jetë e suksesshme, është para së gjithash angazhim dhe udhëheqje e fortë politike. Në të njëjtën kohë, duhet rritur cilësia dhe transparenca e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit fiskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mire”, tha zonja Sun.

Shefja e misionit të FMN-së,  tha se Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, të ulë dobësitë që burojnë nga korrupsioni, të rrisë konkurueshmërinë që të mbështesë realizimin e qëllimeve dhe aspiratave të saj të zhvillimit afatgjatë

%d bloggers like this: